Parashikimi i bujshëm: Meta dhe Berisha do të bashkojnë forcat, por me një kusht

Analisti Genc Burimi në studion e “Breaking” ka paralajmëruar një bashkim forcash mes presidentit Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ai ka thënë se kjo ndodh nëse PD arrin të marrë 6 bashkitë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

“Është kthimi i Metës që do ta shumëfishojë opozitën. Meta do të shkojë t’i thotë Berishës, pse do të shkosh të gjesh një bir tjetër shpirtëror. Për mendimin tim do të shkohet drejt një bashkimi LSI-PD. Është një fitore e madhe që më 6 mars do të mbahen zgjedhjet, se do të ndahet shapi nga sheqeri. Aty do të tregojë Berisha nëse është më i fortë se Basha, se Edi Rama apo se Yuri Kim. Problemi është se për kë PD do të votohet?”, theksoi analisti.

Më tej ai shtoi se, “Çdo fitore e Berishës është një grusht simbolik ndaj Yuri Kim. I tregon Ramës po merrem me këtë “kopilin” që kam këtu, e katër vjet nuk do i mbash çelësat e pushtetit. Berishës i duhej një fitore e parë. Imagjinoni që ky Berisha fiton me 6 mars, dhe gjykata ia jep partinë Lulzim Bashës, atëherë do të ketë revolucion. Po i mori Berisha këto zgjedhje nuk është dëm vetëm për Bashën, por edhe për Ramën, i hap rrugë bulevardit të protestave”./albeu.com

Shtuar 20.01.2022 11:17