Një shtetas serb ka humbur jetën në Himarë. Policia bën me dije se ai është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, por më pas ka ndërruar jetë. Dyshimet e para janë arresti kardiak, ndërsa hetimet mbi këtë rast kanë nisur.
Njoftimi i policisë:
Himarë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 08:00, në spitalin e Himarës, ka mbërritur për ndihmë mjekësore shtetasi serb S. B., 63 vjeç, i cili më pas ka ndërruar jetë në spital, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com