Paraqitej si gazetar i Piranjave dhe i mori 8 mijë euro një personi, policia vë në pranga 36-vjeçarin (EMRI)

Uniformat blu në Tiranë, kanë vënë në pranga një 36-vjeçar, pasi akuzohet për mashtrim.

Sipas policisë së Tiranës, 36-vjeçari Glarurtin Kaçi, ka mashtruar një person, duke iu prezantuar si gazetar I emisionit Piranja.

Kaçi I ka marrë 8 mijë euro, personit në fjalë për të mos publikuar një video të sajuar prej tij.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar: në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, kapën dhe ndaluan shtetasin G. K., 36 vjeç, pasi shtetasi L. B. kallëzoi se ky shtetas, duke iu prezantuar si staf i një emisioni investigativ, i ka marrë shumën prej 8000 euro, për të mos publikuar një video të sajuar prej tij.

Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.


Shtuar 19.11.2025 13:55