Parandalohet vrasja në Korçë, policia shkatërron planin e dy vëllezërve

Një vrasje është parandaluar ditën e sotme në Korçë. Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë një 29 vjeçar ndërsa në kërkim është shpallur vëllai i tij, të dy të akuzuar për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

“Vihen në pranga 3 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, të shtetasit B. H., 29 vjeç dhe shpallën në kërkim vëllain e tij shtetasin Xh. H., 26 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec“, thotë policia.

Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë për veprime të mëtejshme.


Shtuar 5.02.2022 12:53