Një 40-vjeçar me iniciale D.H. i dënuar më parë për vrasje është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka kërcënuar me vdekje bashkëjetuesen e tij.
Policia bën me dije se kishte ushtruar vazhdimisht dhunë ndaj saj dhe e kishte kërcënuar se do e vriste.
Pas arrestimit të tij, materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Njoftimi i policisë:
Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale në familje.
Ushtroi dhunë ndaj bashkëjetueses dhe e kërcënoi se do ta vriste, vihet në pranga 40-vjeçari i dënuar më parë për vrasje.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3, pas njoftimit të marrë nga një shtetase, se bashkëjetuesi i saj e dhunonte, menjëherë kanë organizuar punën dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Parandalimi” kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:
D. H., 40 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja”.
Ky shtetas dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses dhe e ka kërcënuar se do ta vriste.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Dhuna në familje”.