Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Itali. Një djalë 26-vjeçar me origjinë shqiptare është ndaluar nga karabinierët, pasi brenda në banesë ka kërcënuar me thikë nënën dhe motrën.
I riu, sipas mediave italiane, në momentin që ka mbërritur policia është qetësuar dhe është tentuar shoqërimi i tij në spital. Kjo gjë e ka acaruar, duke e bërë atë të merrte një thikë dhe të kërcënonte punonjësit shëndetësore.
Në atë moment kanë ndërhyrë sërish karabinierët duke e goditur me pistoletë elektroshok (teaser). Më pas 26-vjeçari ka hedhur thikën dhe ka tentuar të arratiset. Ai u ndalua menjëherë nga karabinierët, u qetësua dhe u dërgua në spital. Djali u denoncua për rezistencë dhe kërcënim të rëndë./albeu.com