Fluks i lartë mjetesh është regjistruar gjatë ditës së sotme në aksin kombëtar Milot-Lezhë.
Prej disa orësh, në këtë segment rrugor është krijuar trafik i rënduar, si pasojë e rritjes së lëvizjes së automjeteve.
Lëvizja masive e qytetarëve që po udhëtojnë për të kaluar ditët e pushimeve drejt zonave malore dhe drejt Malit të Zi ka shkaktuar vonesa dhe ngarkesë të madhe në qarkullim.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në terren dhe po punojnë për menaxhimin e trafikut dhe lehtësimin e lëvizjes së mjeteve.
