Prokuroria e Elbasanit, ka nisur hetim në lidhje me masakrën e regjistruar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, i cili është paralizuar prej ditës së djeshme.
Burime për mediat bëjnë me dije se hetimet janë nisur për shpërdorim detyre, shkelje të barazisë në tendera si dhe shkatërrim i rrugës.
Sipas informacioneve, hetimi do të fokusohet në shkaqet që çuan në rrëshqitjen masive e cila shembi rrugën, linjën hekurudhore si dhe linjat elektrike.
Sipas informacioneve, dyshimet bien mbi firmën që po kryen zgjerimin e Korridorit VIII, ku u regjistruan dhe shembje masive në zonën e Dragostunjës.
Prokuroria gjithashtu thuhet se do të verifikojë lejen për marrjen e inerteve në lumin Shkumbin dhe zbatimin e saj, nga fadromat e kompanisë ANK dhe 2T.

