Paralajmëron shefi i BE: Mos nxirrni përfundime të shpejta në lidhje me raportet e rrjedhjeve të Nord Stream

Josep Borell, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, ka paralajmëruar sot kundër nxjerrjes së shpejtë të përfundimeve pasi dolën raporte të reja për rrjedhjen e vitit të kaluar të gazsjellësit Nord Stream.

Raportet e reja pretendonin se inteligjenca e shqyrtuar nga zyrtarët amerikanë tregoi se një grup pro-ukrainas qëndronte pas incidentit.

“Nuk kam frikë nga e vërteta, por ne po flasim për spekulime,” u tha ai gazetarëve të mërkurën pas një takimi të ministrave të mbrojtjes të BE në Stokholm.

Ai shtoi se hetimet janë ende duke u zhvilluar në Suedi, Danimarkë dhe Gjermani.

“Për sa kohë që hetimet janë duke vazhduar, ne nuk mund të nxjerrim përfundime përfundimtare. Më duhet të pres që të kem një kuptim të qartë për atë që ka ndodhur,” tha Borrell.

Atij i bëri jehonë edhe ministri suedez i mbrojtjes Pal Jonson.

“Për sa kohë që ai proces (hetim) është në vazhdim, nuk dua të hidhem në asnjë lloj konkluzioni sa i përket atribuimit. Dua të pres derisa të përfundojë hetimi.”/albeu.com


Shtuar 8.03.2023 17:47