Paralajmëron Rusia: Dërgesat e armëve në Ukrainë rrezikojnë sigurinë evropiane

Dërgimi i armëve të rënda dhe armëve të tjera në Ukrainë është i rrezikshëm për sigurinë evropiane, ka paralajmëruar Kremlini vendet perëndimore.

Zëdhënësi Dmitry Peskov po i përgjigjej një fjalimi të Sekretares së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, duke u kërkuar aleatëve të Kievit të “rrisin” prodhimin ushtarak për të ndihmuar Ukrainën.

Aleatët perëndimorë kanë thënë se mbështetja e tyre nuk përbën një konfrontim ushtarak midis Moskës dhe NATO-s.

Peskov u tha gazetarëve: “Tendenca për të pompuar armë, përfshirë armë të rënda në Ukrainë, janë veprime që kërcënojnë sigurinë e kontinentit, provokojnë paqëndrueshmëri.”

Deklarata vjen pasi presidenti Vladimir Putin paralajmëroi vendet që krijojnë “kërcënime strategjike” për Rusinë duke ndërhyrë në luftën e Ukrainës, do të përballen me një përgjigje të shpejtë si rrufe./albeu.com


Shtuar 28.04.2022 13:27