Paralajmëron Macron: Kriza ushqimore po afrohet

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka vazhduar të paralajmërojë për një krizë ushqimore të afërt, pasi Ukraina dhe Rusia janë të dyja eksportuesit kryesorë të ushqimeve bazë, por prodhimi është ndërprerë rëndë nga lufta.

Ai thotë se disa vende, duke përfshirë disa nga ato në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, janë veçanërisht të varura nga eksportet ukrainase dhe ruse.

Situata do të jetë edhe më e keqe pas një viti deri në 18 muaj, thotë ai, pasi fermerët ukrainas nuk janë në gjendje të mbjellin kultura të reja.

Ai u bën thirrje vendeve perëndimore dhe organizatave ndërkombëtare që të mobilizohen kundër krizës së ardhshme./albeu.com


Shtuar 24.03.2022 17:49