“Kam frikë se çështja e Nuredin Dumanit do të dështojë”. Kështu u shpreh eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, në studion e ABC Live, teksa komentoi situatën e kriminalitetit në vendin tonë.
Duke u ndalur te Nuredin Dumani, dëshmitë e të cilët zbërthyen një sërë ngjarjesh, Karamuço u shpreh se diçka po ndodh, pasi kohët e fundit ka shumë heshtje. Sipas tij, ky nuk është sinjal i mirë, pasi priteshin të tjerë të arrestuar.
“Hetimet që janë kryer fillimisht nuk kanë qenë të plota. Kur fillon hetimet pasi e ke arrestuar, hapësira, korrupsioni, paaftësia të gjitha këto çojnë që ne kemi dështim. Unë kam frikë se mund të na dështojë edhe kjo çështja Dumani. Aty diçka po ndodh. Një përplasje shumë e madhe po ndodh mes të penduarve. Kjo heshtje nuk është premtuese. Unë prisja arrestime të tjera.
Janë thënë shumë informacione, por për shkak se të tjerët nuk e pranojnë, kanë çuar në një dyshim të institucioneve nëse janë të vërteta po jo. Ky ngadalësim nuk është premtues. Kjo i jep kohë grupeve kriminale dhe mund të japë shumë më tepër”, u shpreh eksperti.