Paralajmëron AMP: Policët që kanë përdorur aplikacionin “SKY” rrezikojnë përjashtimin

Zbërthimi i aplikacionit “SKY” ka bërë të mundur zbardhjen e disa ngjarjeve kriminale dhe ka hedhur dritë mbi përfshirjen e policisë dhe autoriteteve të ndryshme në botën e krimit.

Disa zyrtarë janë arrestuar, teksa vijojnë të dalin detaje të reja nga bisedat që janë zhvilluar nëpërmjet këtij aplikacioni.

Së fundi, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka bërë me dije se policët që kanë përdorur aplikacioni rrezikojnë përjashtimin nga radhët e Policisë. Sakaq i bën thirrje që kushdo polic që ka përdorur aplikacionin, ta deklarojë.


Shtuar 1.12.2023 13:22

Tags: , ,