Paralajmërojnë sinoptikanët: 2023 do jetë viti më i nxehtë në histori

2023-shi parashikohet të jetë një nga vitet më të nxehta në histori, në mos më i nxehti sipas ekspertëve britanikë të meteorologjisë. Sinoptikanët në Mbretërinë e Bashkuar mendojnë se ky do të jetë viti i 10-të radhazi në të cilin temperaturat globale do të qëndrojnë të paktën 1 grade celsius mbi nivelet para-industriale të periudhës 1850-1900.

Aktualisht, rekordin e nxehtësisë e mban 2016-ta, viti kur një model klimatik i “El Ninjos” në Paqësor, i ngriti temperaturat përtej paralajmërimeve të trendeve te ngrohjes globale. 2023-shi tani llogaritet të jetë rreth 1.2 gradë Celsius mbi atë që ishte përpara se aktiviteti njerëzor të fillonte të nxiste ndryshimet klimatike, thotë Met Office.

Të lidhura

None found

Kreu i parashikimeve pranë këtij institucioni, profesor Adam Scaife, shprehet se “pa një El Nino të mëparshëm për të rritur temperaturën globale, 2023-shi mund të mos e thyeje rekordin. Por me rritjen e sfondit të emetimeve globale shkaktare të gazeve serrë që vazhdon me shpejtësi, ka të ngjarë që viti i ardhshëm të jetë një tjetër vit ‘më ndryshe në këtë seri’, thekson ai. Ekspertët pohojne me shqetësim se zona si Arktiku janë ngrohur tashmë disa gradë mbi periudhën para-industriale.