Në këto momente po mbahet në Pallatin e Kongreseve, Asambleja e PS ku priten të bëhen zyrtare emrat e qeverisë së re.
Por ndërkohë që socialistët janë në ethe për emërimet e reja në qeveri, në Asamble mungon një figurë e rëndësishme e PS.
Zv/kryeministri Erjon Braçe jo vetëm që nuk u pa në Asamble por e ka konfirmuar mungesën e tij me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Para katër orësh ai ka qënë aktiv në “Instagram” duke ndarë një foto nga qielli: Në agim!’ -shkruan Braçe.
Pak ditë më parë, Braçe shkruajti në Facebook “ka një fund” dhe se ndihet i vlerësuar, që ka shërbyer ndaj qytetarëve në nevojë përgjatë 24 viteve të fundit.
Nuk është e qartë nëse me fjalën fund, Braçe i referohet tërheqjes së tij nga detyrat qeveritare apo nga politika aktive. /albeu.com/