Paralajmërimi i Shtëpisë së Bardhë: Rusia mund të përdorë armë kimike ose biologjike në Ukrainë

Rusia mund të jetë duke hedhur bazat për përdorimin e armëve kimike ose biologjike në Ukrainë, ka paralajmëruar Shtëpia e Bardhë.

Sekretarja e shtypit Jen Psaki i bëri komentet në përgjigje të pretendimit të Rusisë që Ukraina po drejtonte laboratorë të armëve kimike dhe biologjike me mbështetjen e SHBA.

Zonja Psaki e quajti pretendimin “të çmendur” dhe tha se mund të ishte pjesë e një përpjekjeje të Moskës për të justifikuar paraprakisht përdorimin e saj të armëve të tilla të shkatërrimit në masë kundër Ukrainës.


Shtuar 10.03.2022 09:28