Paralajmërimi i Berishës për personazhet e krimit: Kudo që jeni do të arrestoheni, ministrat bashkëpunëtorë të tyre

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka paralajmëruar personazhë të krimit se kudo që ndodhen do të gjenden dhe do të sillen para drejtësisë shqiptare.

Berisha deklaroi se do të ketë zero tolerancë ndaj krimit të organizuar, duke theksuar se, “i garantoj se kudo që të jenë edhe në shpellat më të largëta të këtij planeti do të gjenden dhe do të sillen para drejtësisë, do të marrin ndëshkimin që meritojnë”.

Kryedemokrati theksoi se ministrat janë bashkëpunëtorë të tyre, teksa u shpreh se këta të fundit u kanë vendosur në dispozicion pushtetin kriminelëve.

Sali Berisha: Me hijen e krimit trembin qytetarët, por i garantoj se kudo që të jenë edhe në shpellat më të largëta të këtij planeti do të gjenden dhe do të sillen para drejtësisë, do të marrin ndëshkimin që meritojnë.

Zero tolerancë ndaj krimit të organizuar, por beteja do të nisë ndaj krimit qeveritar, me ministrat bashkëpunëtorë të kriminelëve mburojë e tyre. Sepse janë këta ministra që faktikisht u kanë vendosur në dispozicion pushtetin.

Janë këta ministra që u vendosën në dispozicion prokurorë e gjyqtarë. Zero tolerancë kudo që të jenë, në Dubai apo Uguanda, Aruba apo në Afrikë të Jugut, do të gjenden, do të arrestohen dhe do të vijnë përpara drejtësisë.

Investimi i tyre në Shqipëri është shkatërrimtar për vendin.


Shtuar 9.04.2025 12:22