Ndeshja e javës së parë në Ligën Premier mes Chelseat dhe Liverpoolit është mbyllur në barazim (1-1).
Reds e nisën më mirë takimin, duke qenë më të rrezikshëm me disa raste.
Si pasojë e kësaj erdhi edhe goli, kur në minutën e 18-të asistimin e Mohamed Salah e ktheu në gol Luis Diaz për 1-0.
Liverpooli shënoi edhe një herë në minutën e 29-të me Salah, por egjiptiani ishte në pozitë jashtë loje dhe pas rishikimit të VAR u anulua goli.
Chelsea mori baraspeshën në minutën e 37-të, kur Alex Disasi shënoi nga afër për 1-1.
Pas dy minutash londinezët shënuan edhe njëherë me Ben Chilwell, por edhe ky gol u anulua për pozitë jashtë loje pasi u shikua në VAR.
Pjesa e dytë ishte më e dobët dhe më me pak raste nga të dyja skuadrat.
Në minutat e fundit të dy skuadrat kishin nga një rast të mirë që të merrnin fitoren, por nuk ia arritën.
Chelsea dhe Liverpooli marrin nga një pikë në xhiron e parë.