Ekonomia po rritet por numri i të punësuarve po vjen në ulje, ndërkohë që papunësia mbeti në vend në tremujorin e tretë sipas të dhënave zyrtare të INSTAT.
Në tremujorin e tretë, numri i të punësuarve për popullsinë 15 vjeç e lart është 1.178.604 persona dhe shënoi rënie prej 0,6% me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar raportoi INSTAT sot.
Papunësia në vendnumëro
Në 3-mujorin e tretë të vitit 2025, shkalla e papunësisë për popullsinë 15 vjeç e lart është 8,1 %. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2024, ky tregues ka mbetur i pandryshuar dhe krahasuar me tremujorin e mëparshëm, ky tregues është ulur me 0,4 pikë përqindje.
Shkalla e papunësisë është 6,8% për burrat dhe 9,7% për gratë. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2024, shkalla e papunësisë është rritur me 1,2 pikë përqindje për gratë, ndërsa është ulur me 0,9 pikë përqindje për burrat.
Në tremujorin e tretë të vitit 2025, shkalla e papunësisë për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç është 15,0%.
Ky tregues është ulur me 2,8 pikë përqindje, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2024 dhe krahasuar me tremujorin e mëparshëm, ky tregues është ulur me 1,3 pikë përqindje. Për grup-moshën 30-64 vjeç, shkalla e papunësisë është 7,6%.
Punësimi, në rënie
Sipas INSTAT numri i të punësuarve për popullsinë 15 vjeç e lart është 1.178.604, duke shënuar një rritje prej 0,7%, krahasuar me tremujorin e kaluar. Ndërkohë, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, shënoi një rënie prej 0,6%.
Në tremujorin e tretë të vitit 2025, shkalla e punësimit për popullsinë 15 vjeç e lart është 58,8%. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2024, ky tregues është rritur me 0,2 pikë përqindje dhe krahasuar me tremujorin e mëparshëm, ky tregues është rritur me 0,4 pikë përqindje.
Në tremujorin e tretë të vitit 2025, shkalla e punësimit për popullsinë 15 -64 vjeç është 69,6 %. Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, kjo shkallë është rritur me 0,4 pikë përqindje, dhe në raport me tremujorin e dytë 2025, është rritur me 0,5 pikë përqindje.
Shkalla e punësimit për burrat e grup-moshës 15-64 vjeç është 76,6%, ndërsa për gratë është 62,7%, duke paraqitur një hendek gjinor prej 13,9 pikë përqindje. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2024, shkalla e punësimit është rritur për burrat me 1,1 pikë përqindje, ndërsa për gratë është ulur me 0,3 pikë përqindje.
Në tremujorin e tretë të vitit 2025, shkalla e punësimit për të rinjtë e moshës 15 -29 vjeç është 45,5%. Ky tregues është ulur me 0,6 pikë përqindje, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2024, dhe është rritur me 1,7 pikë përqindje krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Për popullsinë 30-64 vjeç, shkalla e punësimit është 78,5%.
Rritet pjesëmarrja në tregun e punës
Në tremujorin e tretë të vitit 2025, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës, për popullsinë 15-64 vjeç është 76,5%. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2024, ky tregues është rritur me 0,6 pikë përqindje.
Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, ky tregues është rritur me 0,2 pikë përqindje. Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 70,2% për gratë dhe 82,9% për burrat, duke paraqitur një hendek gjinor prej 12,8 pikë përqindje.
Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2024, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për gratë është rritur me 0,7 pikë përqindje, dhe për burrat me 0,3 pikë përqindje.
Në tremujorin e tretë të vitit 2025, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç është 53,5%.
Ky tregues është ulur me 2,6 pikë përqindje, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2024, dhe është rritur me 2 pikë përqindje, krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Për popullsinë 30-64 vjeç, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 85,0%
Në tremujorin e tretë të vitit 2025, shkalla e inaktivitetit për popullsinë 15-64 vjeç është 23,5%.
Nga totali i popullsisë ekonomikisht jo-aktive në moshë pune 19,6% është e angazhuar për të përmbushur detyrat shtëpiake; o 9,9% është në pension ose pension të parakohshëm, 14,9% është në paaftësi të përhershme për punë dhe 1,9% e popullsisë deklaron se nuk po kërkon punë, pasi beson se nuk ka punë të disponueshme, dhe për këtë arsye klasifikohet si të papunë të dekurajuar.
Shkalla e inaktivitetit për të rinjtë 15-29 vjeç është 46,5%, prej të cilëve 72,8% e të rinjtë ekonomikisht jo-aktivë janë të përfshirë në arsim ose trajnim.
Ndërkohë, vetëm 0,9% janë të papunë të dekurajuar dhe për grup-moshën 30-64 vjeç, popullsia ekonomikisht jo-aktive përbën 15,0%, ku vetëm 3,0% e tyre klasifikohen si të dekurajuar, pra individë që kanë hequr dorë nga kërkimi i punës./MONITOR
