Papa në burgjet e të miturve, u lan këmbët të burgosurve në Romë

Papa Françesku do të vizitojë këtë enjte (e Enjtja e Madhe katolitke) burgun e të miturve Casal Del Marmo, në Romë, për ceremoninë e e larjes së këmbëve,

Në ceremoni do të marrin pjesë 12 të rinj të nacionaliteteve të ndryshme, të cilët janë duke vuajtur dënimin. Ky ritual është si pjesë e përkujtimit të të Enjtes së Madhe para festës së Pashkëve.

Të lidhura

None found

“Kjo vizitë ka shkaktuar një pritje të madhe, por edhe gëzim për të gjithë ne”, tha prifti i burgut.

Papa Françesku ka shkuar në të njëjtin burg për këtë ceremoni dhjetë vjet më parë , menjëherë pas zgjedhjes së tij nga Konklava e Kardinalëve.
Vitin e kaluar, për ceremoninë e larjes së këmbëve Papa shkoi në burgun e qytetit Civitaveçhia, 70 kilometra në veri të Romës, ku lau në mënyrë simbolike këmbët e të burgosurve dhe bisedoi me ta për rreth tre orë.

Para zgjedhjes së Françeskut, ceremonia e së Enjtes së Shenjtë katolike zhvillohej gjithmonë në Bazilikën e Shën Gjon Lateranit në Romë. “Papa i të varfërve”, megjithatë, vendosi të ndryshojë traditën dhe të jetë sërish pranë njerëzve që vuajnë dhe ndihen të margjinalizuar nga shoqëria./albeu.com/


Shtuar 6.04.2023 17:46