Papa Françesku, gjatë vizitës së tij në Marsejë, komentoi situatën e rëndë të trajtimit të emigrantëve, të cilët janë rritur në masë në zonën Lampeduza duke ardhur nga Tunizia.
Nisur nga fluksi i refugjatëve nga Afrika drejt BE dhe reagimet e ashpra të vendeve anëtare, Papa u shpreh se kjo sipas tij “është mizori, një mungesë e tmerrshme njerëzimi”.
“Ata i mbajnë në kampet libiane të përqendrimit dhe më pas i hedhin në det”, ka deklaruar Papa.
Ndër të tjera, në fjalën e tij gjatë takimit me priftërinjtë e Marsejës në bazilikën Notre Dame de la Garde, ai u shpreh se emigrantët nuk duhet të braktisen e të lihen në det.
“Shpëtimi i jetëve në det është një detyrë. Ne nuk mund të heqim dorë nga të qenit njerëzorë dhe të parit sesi trajtohen emigrantët, si të burgosur dhe të torturuar në një mënyrë mizore. Ne nuk mund të dëshmojmë tragjeditë e mbytjeve të anijeve, për shkak të trafikimit të urrejtjes dhe indiferencës. Njerëzit që rrezikojnë të mbyten në dallgë duhet të shpëtohen. Është detyrë e njerëzimit, është detyrë e qytetërimit!”, nënvizoi Papa, sipas AP.
Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Migracionit, rreth 28,000 migrantë kanë vdekur në Mesdhe duke u përpjekur të arrijnë Evropën, ndërsa të tjerët kanë qenë subjekt i kushteve të tmerrshme në qendrat e paraburgimit libian ku abuzimi është i përhapur.
“Ne nuk mund të heqim dorë nga i shohim qeniet njerëzore të trajtohen si pazare, të burgosura dhe të torturuara në mënyra mizore”, tha Papa Françesku duke iu referuar qartë kampeve libiane.
Pas ardhjeve të reja në Lampedusa javën e kaluar, Kryeministri italian Giorgia Meloni ringjalli thirrjet për një bllokadë detare të Tunizisë dhe njoftoi qendra të reja në Itali për të mbajtur ata që nuk kualifikohen për azil, derisa të mund të dërgohen në shtëpi.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen vizitoi Lampedusën dhe mbështeti thirrjen e Melonit për të përforcuar misionet detare për të parandaluar nisjet nga Tunizia, duke këmbëngulur se Bashkimi Evropian do të vendoste se kush mund të hyjë në bllok.
Franca, nga ana e saj, rriti patrullimet në kufirin e saj jugor me Italinë, disa orë me makinë nga Marseja, dhe montoi mbikëqyrjen me dron të Alpeve për të mos lejuar kalimin e të ardhurve.