Papa Francesku pret në Vatikan Baba Mondin: Bekoi Shtetin Sovran Bektashi

Këtë të enjte, Papa Françesku, ka pritur në selinë e shenjtë në Vatikan Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, Baba Mondin.

Ky takim, vjen në kuadër të 95-vjetorit të vendosjes së Kryegjyshatës Bektashiane në Shqipëri.

Papa Francesku ka bekuar krijimin e Shtetit të ri Sovran Bektashi. “Nismë e bukur të cilën e bekoj”, mësohet të ketë thënë Papa gjatë takimit.

Gjithashtu, mes Papës dhe Baba Mondit, është firmosur edhe dokumenti mbi Vëllazërinë Njerëzore të Abu Dabit.

Mësohet se ata kanë firmosur bashkarisht Dokumentin e Vëllazërimit Njerëzor. Ky i fundit njihet ndryshe si Deklarata e Abu Dhabit, e cila u bë publike në vitin 2019 e që ka si qëllim vendosjen e paqes në botë.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama, e deklaroi në Shtator të vitit të shkuar se do të ndërtojë një shtet të ri për bektashinjtë.

Sipas tij, qëllimi është promovimi i një version më tolerant të Islamit me të cilin krenohet Shqipëria.

 


Shtuar 16.01.2025 11:58