Papa ka zbuluar shpresat e tij për të folur me Patriarkun Kirill të Kishës Ortodokse Ruse, sipas agjencisë polake të lajmeve PAP.
“Kam folur me Patriarkun Kirill vetëm një herë që nga fillimi i luftës, për 40 minuta në Zoom”, tha ai.
Patriarku Kirill, i cili është kreu i Kishës Ortodokse Ruse, ka deklaruar hapur mbështetjen për luftën në Ukrainë dhe ka dhënë bekimin e tij për trupat ruse, duke tërhequr kritika nga Perëndimi.
Papa Françesku më herët deklaroi se Vatikani është i përfshirë në një mision paqeje për t’i dhënë fund konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës.
“Ka një mision në rrjedhë tani, por nuk është ende publik. Kur të jetë publik, do ta zbuloj”, u tha ai gazetarëve.
“Unë mendoj se paqja bëhet gjithmonë duke hapur kanale. Nuk mund të arrihet kurrë paqe përmes mbylljes… Kjo nuk është e lehtë”, shtoi ai. /albeu.com