Shqiptarët janë derdhur rrugëve të kryeqytetit dhe shumë qyteteve të tjera kundër abuzimeve në çmimet e naftës dhe produkteve ushqimore. Me dhjetëra pankarta dhe thirrje: Turp, boll na vodhët sheshi ‘Skënderbej’ zien nga protesta.
“Ndaloni eksportin e hashashit, le ta këmbejmë me grurë”, është një nga pankartat pikante në tubimin masiv të protestës së sotme, që duket si një ditë e ndarjes së shqiptarëve nga orientimi politik 30 vjeçar i tubimeve duke kërkuar pavarësisht bindjeve politike përgjegjësi dhe llogari ndaj qeverisë së tyre.
Kujtojme se fqinjët tanë si Serbia dhe Maqedonia kanë ndaluar eksportin e disa produkteve si gruri për tu siguruar qytetarëve të tyre rezerva dhe për të mbajtur çmimet në tregun e brendshëm të stabilizuar dhe pa rritje.