Panik te banorët, shpërthejnë kabllot elektrike në Sarandë (FOTO LAJM)

Sërish problem me kabllot elektrike dhe energjinë në Sarandë.

Sot në drekë, një kabëll elektrik ka shpërthyer përballë gjykatës së Sarandës.

Një ngjarje e tillë ka shkaktuar panik te banorët dhe kalimtarët.

Pas rënies së zjarrit në tela në shtyllë, ato ranë përtokë. Zjarrfikësja mbërriti menjëherë në vendngjarje ndërsa është treguar e kujdesshme për të ndërhyrë deri në ulje të automatit për të mos rënë në kontakt me energjinë.

 


Shtuar 25.07.2023 13:22