Panik për shoferët në Sahara, tufa karkalecash “pushtojnë” rrugën (VIDEO)

Shoferët që po kalonin nëpër Sahara, u përballën me turma të mëdha të karkalecave, të cilat zvogëluan dukshmërinë dhe shkaktuan shqetësime te udhëtarët.

“Kaluam përmes disa turmave të karkalecave dhe arrita të regjistroj me kamerën time më të keqin prej tyre”, tha Salah Abdelhadi për Washington Post, duke ndarë videon përkatëse.

Karkalecat, duke u ndihmuar nga era, mund të përshkojnë deri në 160 kilometra në ditë.

Sipas Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë të Kombeve të Bashkuara, karkalecat – veçanërisht ato të shkretëtirës – konsiderohen si paraziti migrues më shkatërrues në botë.

 


Shtuar 27.02.2026 13:53