Panik në Durrës/ Zbulohet një pako me eksploziv pranë hotelit të Vangjush Dakos

Mbrëmjen e së shtunës në Durrës është gjetur një sasi eksplozive është gjendur pranë hotelit në pronësi të ish-kryebashkiakut Vangjush Dako.

Bëhet me dije se drejt vendit të ngjarjes është nisur policia, ndërkohë janë lajmëruar edhe specialistët e njësisë anti-eksploziv. Gjithashtu Policia ka evakuar banorët e zonës dhe turistët që ndodheshin aty pranë.

Për neutralizimin e lëndës plasëse është kërkuar ndërhyrja e specialistëve të njësisë anti-eksploziv, të cilët kryen shpërthimin e kontrolluar.

Fatmirësisht, nuk raportohen të lënduar, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar autorët dhe motivet e kësaj ngjarjeje.

Kujtojmë se pak muaj më parë një tjetër çantë u vendos poshtë pallatit ku ai banon.


Shtuar 13.09.2025 20:46