Mbi 8 persona janë arrestuar nga Policia e Korçës në lidhje me sherrin me thika mes dy grupeve të regjistruar mbrëmjen e djeshme, ku për pasojë mbetën të plagosur dy persona.
Ngjarja ndodhi në ambientet e një lokali, pranë parkut kryesor të qytetit juglindor.
Dyshohet se sherri ka nisur për motive banale, ku ka degraduar deri në përdorimin e mjeteve prerëse dhe mjeteve të forta.
Kujtojmë se të plagosur me thikë mbetën shtetasit Sotiraq Shkurta dhe Mihal Xhibro, të cilët u transportuan në spital, ku po marrin ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë në komisariat u shoqëruan shtetasit Ilir Shuku, Dritan Pine dhe Gersi Dervishi.
Në vijim pritet komunikata e policisë së Korçës.