Gjithsej 4,651 njerëz janë vrarë në Gaza që nga shpërthimi i konfliktit më 7 tetor, tha ministria e Shëndetësisë.
Ministria, e cila kontrollohet nga Hamasi, tha në një deklaratë se të vrarët përfshinin 1873 fëmijë, 1101 gra dhe 1677 burra.
Ai shtoi se, nga numri i përgjithshëm i të vdekurve, 839 ishin vrarë në Gazën jugore, ku njerëzve në veri u është thënë të iknin.
Ministria tha gjithashtu se 14,245 persona ishin lënduar.
Sakaq, pamjet që vijnë nga Gaza janë tronditëse.
Të dielën, 22 tetor, Izraeli kreu sulme ajrore në të gjthë Gazën që vazhduan gjatë natës.
Fotot e paraqitura nga agjencitë e lajmeve tregojnë ndërtesa të shembura dhe njerëz të plagosur.
/Albeu.com