Pamje të rënda/ Ushtria izraelite vret dy të mitur në Bregun Perëndimor mes armëpushimit në Gaza

Rezidentët e kampit të refugjatëve në Xhenin në territoret palestineze të Bregut Perëndimor, thanë se bastisjet e ushtrisë kanë qenë të përnatshme që prej 7 tetorit, ndërsa ishin shokuar me masën e sulmeve të fundit.

Në pamjet e regjistruara në video një djalë 9-vjeçar i paaramtosur ashtu si dhe një 15-vjeçar i paarmatosur, shihen që qëllohen për vdekje nga snajperët izraelitë në Xhenin në veri të Bregut Perëndimor.

Teksa në zonën mesdhetare të Gazës vijojnë negocjatat për armëpushimin mes Izrael dhe Hamas, ushtria ka vijuar bastisjet në kampin e Xhenin duke shkaktuar shkatërrim dhe duke vrarë katër persona në 24 orët e fundit, dy prej të cilëve ishin fëmijë.

Adam Samer al-Ghoul, 9 vjec u qëllua në kokë nga snajperët, ndërsa Basil Suleiman Abu al-Wafa, 15 vjeçe vdiq pasi u qëllua në gjoks.

Ushtria izraelite detyroi me armë rezidentët e lagjes ad-Damj të largoheshin nga shtëpitë e tyre dhe shkatërroi rrugët me bulldozerë, tha agjencia vendase Wafa duke cituar burime të sigurisë.

Një shtëpi e zonës u bombardua me dron nga ushtria, thuhej në raportimin e rrjetit të Katarit Al Jaseera.

Ne deklaratën e tyre agjencitë izraelite thanë se vranë dy persona të përfshirë në rezistencë të armatosur.

Ata nuk komentonin mbi minorenët e paarmatosur, të vrarë e të regjistruar në video.

Ushtria tha se kishte vrarë militantët Muhammad Zubeidi e Hussam Hanoun, ndërsa nuk  i përgjigjej komenteve të rrjetit Al Jazeera për pamjet në rrjet.

Gazetari Charles Stratford, duke raportuar nga Xhenin, tha se njerëzit ishin të shokuar nga ashpërsia e sulmit të fundit në kampin e Xhenin.

Gjysmëhëna e Kuqe palestineze tha se forcat izraelite bllokonin kalimin e tyre për te të plagosurit në kamp.

Ushtria tha se kishte arrestuar 35 palestinezë në Bregun Perëndimor në 24 orët e fundit, duke përfshirë dhe një 12 vjeçar.

Të paktën 242 palestinezë janë vrarë nga ushtria vetëm në Bregun perëndimor, 50 prej të cilëve të mitur që prej nisjes së sulmeve në 7 tetor. Më shumë se 2700 janë plagosur, njoftojnë autoritetet palestineze.


Shtuar 29.11.2023 22:19