Pamje të frikshme/ Shihni si makinat shtypen nga shkëmbinjtë (FOTO)

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në autostradën qendrore në San Mateo, në verilindje të Limës në Peru. Janë publikuar, foto dhe video ku një shofer kamioni, u shfaq i tmerruar teksa një masiv gurësh u hodhën poshtë një mali dhe mbi automjetin e tij.

Pamjet rrëqethëse treguan një gur gjigant që rrëzohej nga lart dhe shtypte një kamion, më pas edhe një kamion të dytë.

Videoja e filmuar nga kamera e një kamioni, tregoi momentin tronditës që një shkëmb masiv u shkëput nga mali.

Guri, i cili ishte sa një kamion vetë, e shtypi plotësisht kamionin. Pak çaste më vonë, një gur tjetër ra mbi kamionin që po filmonte dhe u shkatërrua plotësisht.

Shkëmbinj më të vegjël vazhduan të rrokulliseshin poshtë kodrës dhe u përplasën në rrugë, duke bllokuar trafikun në zonën famëkeqe për rënien shkatërruese të shkëmbinjve.

Një video tjetër, e regjistruar në kabinën e kamionit tregonte momentin kur një shofer kuptoi se çfarë po ndodhte.

Ai u pa duke hequr rripin e sigurimit dhe duke u hedhur nga kamioni, pak sekonda para se të shtypej nga gurët.

Të dy shoferët e kamionit mbijetuan për mrekulli, por kamionët dhe ngarkesa e tyre u shkatërruan.

https://www.thesun.co.uk/wp-content/uploads/2024/03/image-b4a74d96e7.jpg?w=940

Rruga është dëmtuar rëndë dhe është bllokuar nga rrëshqitja e dheut. Autoriteteve iu deshën rreth katër orë për të pastruar pjesën e rrugës malore.

Fotografitë e pasojave treguan dhjetëra gurë të mëdhenj, që mbushnin autostradën së bashku me rrënojat e dy kamionëve të grimcuar.

Një fotografi tregonte rrotën e një kamioni të shtrirë në rrugë, me pjesë të tjera të grimcuara.

Zyrtarët thanë se reshjet e dendura të shiut destabilizuan tokën në zonë, gjë që ka të ngjarë të çojë në rrëshqitjen e tmerrshme të dheut.

Një dëshmitar tha: “Reagimi i shoferit të kamionit ishte shumë i shpejtë, mendoj se do të kisha ngrirë”,

Duke parë klipin e aksidentit, një shikues tha: “Kur nuk është radha juaj [të vdisni]…”.

Një tjetër shkroi: “Një tjetër arsye për të vënë gjithmonë rripin e sigurimit”.





Shtuar 5.03.2024 11:00