Pamje të frikshme/ Balena del nga uji dhe përmbys varkën, hedh në ajër peshkatarët (VIDEO)

Momente tmerri kanë përjetuar dy peshkatarë në New Hampshire të SHBA-ve, kur kanë parë një balenë të përplaset me varkën ku ato ndodheshin .

Në videot e regjistruara nga peshkatarë të tjerë, balena shihet duke dalë nga uji dhe duke u përplasur me varkën dhe duke i hedhur në ajër dy burrat.

Pasi u godit nga balena, varka u fundos, ndërsa dy peshkatarët që nuk kishin veshur jelek shpëtimi u nxorën jashtë nga kolegët e tjerë pa u lënduar.

Sipas ekspertëve, ngjarja ka ndodhur për shkak të kohës së keqe pasi balena ka qenë duke ngrënë kur ka dalë nga uji.

Siç shpjegojnë ata, balenat dalin në sipërfaqen e ujit me gojën hapur për të kapur peshqit përpara dhe e mbyllin ose pak para se të dalin nga uji ose menjëherë më pas.


Shtuar 24.07.2024 13:16