Zjarri ka marrë përmasa të mëdha në fshatrat Vergo dhe Palavli të Delvinës, ku flakët raportohet se kanë djegur mbi 11 banesa si dhe disa objekte biznesi.
Ekipet e zjarrfikëseve në luftë me flkët nuk kanë mundur të izolonjë vatrat e zjarrit, shkak është bërë terreni i vështirë dhe era e fortë. Pamjet apokaliptike tregojnë gjendjen kritike ku ndodhet Delvina, ndërsa Ministria e Mbrojtjes ka urdhëruar evakuimin e banorëve të tre fshatrave: Palavli, Vergo dhe Kopaçëz.
‘’U bëhet thirrje të gjithë banorëve të respektojnë udhëzimet e emergjencave civile dhe të bashkëpunojnë me forcat e Policisë dhe autoritetet vendore, të cilat janë angazhuar për mbrojtjen e jetës dhe pronës së tyre.
Aktualisht, në operacion janë përfshirë edhe dy helikopterë të Forcës Ajrore, të cilët po veprojnë në zonën e Delvinës, ndërsa dy të tjerë janë angazhuar në operacionet ajrore në qarkun Berat-Dimal.’’ – njofton Ministria e Brendshme.