Paloka ironizon Ramën: Çfarë ndodhi o mret, si do e lësh Evropën sot pa leksionet e tua?

Ditën e sotme, në një reagim në rrjete sociale, deputeti demokrat, Edi Paloka, ka ironizuar anulimin e pjesëmarrjes së Ramës në “Samitin e Zgjerimit të BE-së” që pritet të mbahet këtë të martë në Bruksel.

Paloka pyet me ironi se çfarë ka ndodhur me kryeministrin, nisur nga fakti se deri më tani ende nuk dihen arsyet përse kreu i qeverisë nuk u nis drejt Brukselit.

Paloka ngre pretendime se qeveria ka qënë në mbledhje deri në 4 të mëngjesit, nisur nga zhvillimet më të fundit lidhur me Veliajn, megjithatë kjo sipas tij nuk e ndalon Ramën të shkojë drejt Brukselit, pasi ky i fundit ka charter dhe avionë privatë.

“Atëherë çfarë ndodhi “o mret”?! – shkruan Paloka.

Reagimi i Palokës:

E pra , çfarë ndodhi o “mret”?!

Si do e lesh Evropën sot pa leksionet e tua ?!

E di që keni ndejt në mbledhje qeverie deri në 4 të mëngjesit, po ti këtë se ke problem, i fut dy viza dhe je prapë “në formë”.

Të thuash që të iku avioni…prape se thua dot se ti ke charter dhe shkon kur e si të duash!

Atëherë çfarë ndodhi “o mret”?!

 


Shtuar 4.11.2025 13:15