Pasditen e së martës janë ekzekutuar urdhër-arrestet e SPAK për arrestimin e Vangjush Dakos dhe disa ish-zyrtarëve të jerë të Bashkisë së Durrësit të cilët akuzohen për korrupsion.
Ndërkohë është arrestuar edhe ndërtuesi Fiqiri Faruku, si dhe është lëshuar urdhër-arresti edhe për inxhinierin e firmës së ndërtimit.
Të arrestuar janë Adhurim Qehajaj i cili ka mbajtur postin e Drejtorit të Urbanistikës në bashkinë e Durrësit. Gjithashtu në pranga kanë rënë dhe ish-juristet e këtij institucioni Roza Kovacci dhe Edlira Kërtusha.
I arrestuar është gjithashtu edhe Adlei Likmeta.
Të gjithë të arrestuarit akuzohen për korrupsion, pasi kanë lejuar ndërtimin e një pallati në vitin 2014-të, i cili u shpemb në 26 nëntor të vitit 2019-të, dhe pas hetimeve rezultoi se ishte pa leje.
Pallati ishte ndërtuar nga Fiqiri Faruku, i cili është vënë në pranga, ndërkohë pritet dhe arrestimi i inxhinierit të firmës.
Ndërkohë që janë lënë në arrest shtëpie edhe 3 ish-zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Durrësit.