Shtohet interesi për paketën e Maleve.Qarku i Fierit, ka përgatitur hartat ku do lejohet realizimi i këtyre investimeve. Deri më tani rezultojnë se jane dorëzuar rreth 150 aplikime.
Megjithëse me pjesën më të madhe të territorit zonë fushore, qarku i Fierit ka gjithësesi zona të shumta ku mund të aplikohet “paketa e Maleve”, nismë e qeverisë për mbështetjen e zhvillimit të turizmit dhe agrobiznesit.
Zonat kodrinore në Fier, Rroskovec dhe Lushnje, e gjithë Mallakastra me fshatrat e saj, janë të përshtatshme për aplikim madje interesi duket i lartë.
Zonat me te preferuara qe priten te perfshihen ne harten e paketes se maleve janë pothuajse të gjithë fshatrat e Mallakastres ku janë deri tani 34 aplikues/te interesuar, Cakrani Frakulla dhe Libofsha në Fier me 50 aplikues/të interesuar, Kurjani, Kumani dhe Ngjeqari në Rroskovec si dhe zonat e tjera kodrinore në Patos dhe Lushnje.
Komisionet e ngritura në bashkitë e qarkut janë duke përfunduar hartën zyrtare të zonave prioritare ku pritet te zbatohet “paketa e maleve”.
Faza tjetër do të jetë dergimi i të dhënave në Këshillin e Ministrave, për të vazhduar me procedurën e dhënies me qira apo në përdorim të tokave shtetërore për zhvillim kryesisht agrobiznesi.
Deri më tani mësohet së në të gjithë vendin janë bërë rreth 4 mijë aplikime ndërkohë që 500 të parët do të realizojnë investimin e tyre pa taksa për një periudhë 10 vjecare.
Paketa e Maleve është një nismë që synon të thith kapitali për investime kryesisht nga diaspora duke ofruar rritje të punësimit dhe më shumë zhvillim për zonat rurale.
