Pak para protestës, Rama: Po ju tregoj sa do e çojmë pagën minimale (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me bizneset, për të prezantuar Paketën e Rezistencës Sociale, u shpreh se paga minimale do të bëhet 32 mijë lekë që nga muaji prill dhe shtoi se gati gjysma e të punësuarve në Shqipëri, janë me pagë më të lartë se paga minimale.

Rama shtoi se deri në fund të këtij mandati qeverisës, do të bëjë çmos që të mos ketë pagë nën 400 mijë lekë të vjetra.

“Është bërë si modë këtu që pagat janë 200 mijë lekë, jo është 300 mijë lekë. Do ta rrisim çdo vit, në fund të mandatit do të bëjmë që të mos ketë pagë nën 400 mijë lekë. Me këto masa kemi 56% të të punësuarve që s’pagujanë asnjë taksë. Do flas dhe për energjinë është pjesa më e rëndë dhe do ishte më katastrofike. Goditja e krizës mbi faturën e energjisë është në 5, 6 dhe ka arritur deri në 7 herë. Kur të shkoni në shtëpi hidhini një sy faturës së energjisë, shumëzojeni me 7, aq është cmimi sot, është njësoj si produktet tuaja që të shumëzohen me 7”, është shprehur Rama./albeu.com/