Pak orë para protestës, bie sërish çmimi i naftës (FOTO LAJM)

Çmimi i naftës ka shënuar një tjetër rënie, teksa sot në mëngjes një litër shitet nën 200 lekë.

Prej 3 ditësh kanë nisur protestat lidhur me rritjen e çmimeve të karburanteve që u reflektua menjëherë me rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore dhe shërbimeve të tjera.

Kujtojmë se para protestave, çmimi i naftës kapi rekordin prej 290 lekë për litër.

Protestat e qytetarëve, dhe ndërhyrja e qeverisë, duket se bënë që kompanitë dhe bosët e tregtisë së karburanteve  të reflektojnë. Çmimi për litër sot është 197 lekë të reja.

Vetë Kryeministri Edi Rama, qytetarët e revoltuar, nuk i konsideron popull. Në një postim në Twitter nga Antalia, Turqi, ku edhe ndodhet, Rama shkruan se protestuesit që kanë mbushur çdo shesh në Shqipëri nuk janë popull, janë hijet e ‘nongratas’ referuar Berishës./albeu.com/


Shtuar 12.03.2022 08:58