Teksa na ndan vetëm një orë nga protesta e ditës së sotme, e mbajtur kundër rritjes së çmimeve, kryeministri Edi Rama po zhvillon një bashkëbisedim me qytetarët, për të informuar punonjës në sektorë të ndryshëm për paketën e rezistencës sociale, ndërhyrjet e qeverisë dhe efektet e krizës ndërkombëtare në ekonomi.
Ky takim vjen një ditë ditë pasi Rama prezantoi Paketën e Rezistencës Sociale me 7 pika për t’iu gjendur pranë qytetarëve për rritjen e çmimeve dhe një orë para nisjes së protestës së paralajmëruar.
Kujtojmë se protesta e ditës së sotme do të jetë e pesta që zhvillohet në harkun kohor pas rritjes drastike të çmimit të naftës./albeu.com/