Pak minuta më parë u zgjodh kryeministre e Britanisë, reagon për herë të parë Liz Truss

Konservatorët britanikë vendosën që Liz Truss të zëvendësojë Boris Johnson në postin e kryeministrit të vendit.

Organizatorët e zgjedhjeve pak më parë njoftuan se Truss kishte marrë rreth 20 mijë vota më shumë se rivali i saj, ajo reagoi me një mesazh në Tëitter duke thënë se është e nderuar që zgjidhet udhëheqëse.

“Jam e nderuar që zgjidhem Kryetar i Partisë Konservatore. Faleminderit për besimin tuaj tek unë për të udhëhequr dhe shërbyer për vendin tonë të madh. Unë do të ndërmarr veprime të guximshme për t’i kaluar të gjithë këto kohë të vështira, për të rritur ekonominë tonë dhe për të çliruar potencialin e Mbretërisë së Bashkuar”, shkruan kryeministrja e re e Britanisë së Madhe.

Kujtojmë se pjesëmarrja në votime ishte e lartë, me 82.6% të anëtarëve që votuan, me 654 që abstenuan. Rikujtojmë se Boris Johnson fitoi 66.4% të votave në 2019, David Cameron 67.6% në 2005 dhe Iain Duncan Smith 60.7% në 2001, ndërsa Truss mori 57% të votave.