Pak ditë nga afati për dorëzimin e kandidaturave për presidentin, Balla thirrje Alibeajt, Dodës dhe Mediut

Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, u ka bërë thirrje publike kryetarëve të tre grupeve parlamentare të opozitës që të ulen së bashku në tryezë për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Balla i bëri thirrje Enkelejd Alibeajt, Mesila Dodës dhe Fatmir Mediut se teksa na ndajnë pak ditë nga 15 maji, që është edhe afati për dorëzimin e kandidaturave për presidentin e ri, të ulen për ti dhënë vendit një president shembullor.

“Dje Kuvendi ka shpallur çeljen e procesit te presidentit. Besoj që prej sot ne çdo moment jemi të gatshëm te ulemi me përfaqësuesit me drejtuesit e Grupeve Parlamentare te opozitës, thirrja ime për Alibeajn, Dodën dhe zotin Mediu, koha që keni deri më 15 maj ora 16:00 është e shkurtër. Kemi marrë shumë kohë. Sa herë kemi dalë para jush. Gatishmëria jonë ka qenë dhe është bërë publike.

Mirëpres një përgjigje nga ana e tre kryetarëve të GP me të cilët jemi të gatshëm të negociojmë. Ka pasur propozim që grupet të jenë bashkë. Jemi bashkë të ulemi të diskutojmë për kriteret. Janë të mirëpritur. Na duhet një president i të gjithë shqiptareve, ky është kushti I vetëm.

Të gjitha palët kanë të drejtën e propozimit. Në tryeze nuk mund të ulesh nëse nuk të drejtë të propozosh. Ne duam një proces shembullor në 2022 si një standard për të gjitha proceset.

Thirrjes time, zonja Doda, Alibeaj dhe Mediu urojmë të kemi një përgjigje pozitive, nëse do vijnë veç e veç, jemi të gatshëm. PS ka vendimmarrjen kryesore. Asnjë grup tjetër nuk mund ta zgjedh veç, vetëm në bashkëpunim me Grupin Parlamentar të PS”, tha Balla./albeu.com


Shtuar 11.05.2022 14:08