Pak çaste para tragjedisë me 79 të vdekur në Greqi, del foto e anijes plot me emrigrantë

Mediet greke kanë publikuar foton e anijes së peshkimit, pak para tragjedisë së madhe, fundosjes në detin Mesdhe. Siç duket në foto anija është e tejmbushur me emigrantë.

Sipas të dhënave të deritanishme 79 persona janë gjetur të pajetë nga Roja Bregdetare, ndësra 104 janë shpëtuar.

Eksziston frika që numri i viktimave të rritet nga momenti në moment. Tragjedia ndodhi mëngjesin e djeshëm në Pylos në afësri të Kallamatës në brigjet e detit Mesdhe. Anija u fundos rreth 80 km në jug-perëndim të Pylos pasi roja bregdetare tha se kishte refuzuar ndihmën.

Anija e peshkimit plotë me emigrantë nga Afganistani, Pakistani, Siria dhe Palestina ishte nisur nga Tobroku, Libi, me destinacion Italinë. Nuk dihen ende rrethanat që çuan në mbytjen e anijes.

Operacionet e kërkim shpëtimit kanë vazhduar pa pushim edhe gjatë natës, njofton Roja Bregdetare. Por, fakti që prej pasdites së djeshme nuk ka asnjë progres nga kërkimet, shqetëson autoritetet. Siç theksojnë për protothema.gr zyrtarë të Rojës Bregdetare, numri i saktë i pasagjerëve do të jetë i vështirë të përcaktohet me saktësi edhe pas marrjes së deklaratave nga të shpëtuarit.

Misteri i shkaqeve dhe fundosja e anijes

Anija, e cila ishte nisur nga Tobruku i Libisë, lundroi për pesë ditë me mot të mirë derisa arriti në pikën ku u mbyt. Të martën pasdite, një varkë Frontex iu afrua anijes dhe i ofroi ndihmë ndihmë emigrantëve pasi varka ishte plot. Por sipas informacioneve, emigrantët në bord kanë refuzuar ndihmën e ofruar nga Roja Bregdetare dhe kanë deklaruar se duan të vazhdojnë udhëtimin drejt Italisë.
Sipas burimeve të protothema.gr , emigrantët që ndodheshin në anijen e peshkimit nuk dinin të notonin, ndërsa asnjë nga të shpëtuarit nuk ishin të pajisur me jelekë shpëtimi.

Ajo që ka bërë përshtypje është se si trafikantët e drejtuan mjetin lundrues në pjesën më të thellë të Mesdheut, vendin ku u mbyt, ndërkohë që ajo rrugë detare nuk është në rrugën e zakonshme që anijet me emigrant ndjekin për të shkuar në Itali.

Dëshmitë thonë gjithashtu se teksa anija po lundronte, papritur ka pasur një goditje majtas dhe më pas djathtas dhe më pas ëhstë fundosur.
Ngjarje të ngjashme nga e kaluara kanë treguar se goditje të tilla shkaktohen nga përleshjet midis pasagjerëve .
Këto dëshmi, në fakt, ngrenë dyshime për mundësinë që kontrabandistët e emigrantëve t’i kishin bllokuar emigrantëtë në anije për të pasur kontrollin e plotë të varkës./albeu.com/