Pas bllokimit të pajisjeve të dyshuara përgjuese në Portin e Durrësit, prokuroria po zhvillon hetimet për veprat penale përgjim i paligjshëm dhe kontrabandë.
Gazetarja Klodiana Lala, raporton se pajisjet u bllokuan ne një automjet me të cilin udhëtonin tre shtetas italiane, dy prej të cilëve rezultojnë të jenë zyrtarë të Guardia di Finanza, ndërsa i treti mendohet të jetë kontraktuar prej tyre për përdorimin e pajisjeve të përgjimit.
Pavarësisht se institucionet refuzojnë të bëjnë komente, burime të besuara për News 24 bëjnë me dije se është zbardhur itinerari i ndjekur nga tre shtetasit italianë.
Ata kanë udhëtuar ne tragetin e linjës Bari Durrës dhe kanë qëndruar të paktën 12 ore në territorin e vendit tonë.
Gjatë kësaj kohe ka dyshime të forta që kanë përdorur për të kryer përgjime të subjekteve të caktuar. Në momentin që ata kanë tentuar të largohen me tragetin e linjës Durrës-Ankona policia kufitare ka zbuluar pajisjet përgjuese.
Dy zyrtarët e Guardia di Finanza dhe personi tjetër janë marrë në pyetje nga autoritetet dhe më pas janë lejuar të largohen në drejtim të Italisë.
Ndërsa pajisjet përgjuese janë sekuestruar dhe pritet ti nënshtrohen ekspertimit. Burimet konfirmojnë se kanë patur komunikime me palën italiane për këtë çështje, pas nga verifikimet paraprake rezulton se nuk ka patur një autor nga pala shqiptare për përdorim të pajisjeve në kuadër të një hetimi të përbashkët.

