Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet nga gazetarët edhe për një pajisje e dyshuar përgjuese që është gjetur brenda selisë së PD-së.
Ai tha se është kapur një person i panjohur që ka tentuar ta vendosë, dhe se po e studiojnë nga ekspertët për të përcaktuar nëse është përgjuese. Berisha hodhi akuza nga Ilir Proda, drejtori i përgjithshëm i Policisë.
“A është e vërtetë se keni gjetur pajisje përgjimi brenda ambienteve të PD-së?”, u pyet Berisha.
“Po. Ajo pajisje po studiohet. Punonjësit kanë kapur një person që ka ardhur këtu për të vendosur një pajisje, se çfarë është pajisja nuk mund të flas se duhet të pyesësh teknikët e fushës. Më thanë se është pajisje e kushtueshme dhe nuk largohet se thotë më jepni pajisjen.
Pajisjen sill pak identitetin dhe kush të ka dërguar se pajisjen nuk e merr më. Ka ardhur i panjohur. E ka dërguar Ilir Proda. Edhe Vlora e Agasit. Ajo nuk jep dorëheqje por ajo duhet të largohet menjëherë nga detyra.”, tha Berisha.


