Pajisja në një qendër votimi në Vlorë nuk njeh shenjat e gishtërinjve, komisionet s’gjejnë regjistrat

Katër qendra votimi në Vlorë, nuk kanë nisur ende procesin e votimit. Në Shkollën Industriale Vlorë, votuesit kanë probleme me pajisjen e identifikimit, nuk njeh shenjat e gishtërinjve.

Nga ana tjetër, komisionet nuk dinë ku kanë regjistrat, ndërkohë që qytetarë që kanë dashur të votonin nuk e kanë bërë për shkak se ende nuk ka nisur.

Në Vlorë numri i qytetarëve do të votojnë në 232 qendra votimi janë 171.895.


Shtuar 9.11.2025 09:06