Pagat e mësuesve në institucionet arsimore, ja se sa rriten për secilën kategori

Vendimi që rishikon në rritje pagat e punonjësve mësimorë në insitucionet e arsimit tashmë është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe shtrin efektet nga 1 korriku.

Sipas vendimit në këtë rritje përfshihen punonjësit mësimorë (mësues/edukatorë, instruktorë), punonjësit e shërbimit psiko-social, si dhe punonjësit e tjerë jomësimorë, që shërbejnë në institucionet arsimore të sistemit arsimor parauniversitar në:a) arsimin parashkollor; b) arsimin fillor; c) arsimin e mesëm të ulët;) arsimin e mesëm të lartë;d) institucionet arsimore për përkujdesjen për kategori të veçanta të nxënësve; dh) qendrat kulturore të fëmijëve; e) konviktet e nxënësve.

Vendimi sqaron elementët përbërës të pagës bruto për dy kategori:

c)Për punonjësit e shërbimit psiko-social dhe punonjësit e tjerë jomësimorë

i)paga për pozicion, që shpërblen vlerën relative të çdo pozicioni pune;ii. shtesa e nivelit të kualifikimit, qe shpërblen nivelin arsimor të kërkuar për pozicionin përkatës të punës. Vlera e shtesës së nivelit të kualifikimit për çdo grup diplome përcaktohet në lidhjen nr.4, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij;iii. shtesa për vjetërsi në punë, që jepet në masën: -0.6 (zero pikë gjashtë) % pas çdo viti pune,për 10 (dhjetë) vitet e para (1–10 vjet) dhe llogaritet mbi pagën e pozicionit;-0.8 (zero pikë tetë) % pas çdo viti pune,për 10 (dhjetë) vitet e dyta (11–20 vjet) dhe llogaritet mbi pagën e pozicionit;-1 (një) % pas çdo viti pune,për 10 (dhjetë) vitet e treta (21–30 vjet) dhe llogaritet mbi pagën e pozicionit.

Vendimi përcakton gjithashtu edhe shtesat që përfitohen mbi pagën sipas nivelit të kualifikimit për çdo grup diplome. Me poshtë tabelat e plota që shoqërojnë vendimin./ Monitor


Shtuar 3.07.2024 16:51