Mëngjesin e sotëm, në postimin në Facebook, Kryeministri Rama, ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale, duke njoftuar me krenari hapjen e edhe 4 kapitujve të rinj të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Rama shkruan: “MIRËMËNGJES 😊
dhe me padurimin e sotëm për të hapur edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në BE, që i shtohen 24 kapitujve të hapur në vetëm 11 muaj, një ritëm rekord, ju uroj një ditë të mbarë 🫶”.
Me këtë zhvillim, numri total i kapitujve të hapur nga Shqipëria shkon në 28, një arritje e konsiderueshme në një periudhë relativisht të shkurtër.