“Pa të mirën time nuk ka kuptim jeta”, burri vret të dashurën në ishullin grek dhe më pas vetëvritet

Një krim i dyfishtë ka ndodhur në Greqi ku një 40-vjeçar ka vrarë të dashurën e më pas veten.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në ishullin e Rodosit, ku çifti ishin në një lidhje dashurie me njëri-tjetrin.

Gruaja fatkeqe nuk e kishte menduar se lidhja e saj e shkurtër me 40-vjeçarin do të kishte këtë fund tragjik. Vrasja ndodhi në Rodini të mërkurën pasdite.

40-vjeçari grek vrau të dashurën e tij 32-vjeçare me profesion mësuese me armë gjahu dhe më pas me të njëjtën armë kreu vetëvrasje.

Ai la një shënim ku shkruhej. “Pa të mirën time nuk ka kuptim jeta”, thuhet në shënim.

Banorët e zonës thanë se vajza fatkeqe jetonte pranë vendit ku ndodhi ngjarja dhe sot ajo kishte parkuar makinën në Rrugën e Moskës.

Dyshohet se vrasësi e priste atë disa metra më tutje me një makinë të cilën e kishte marrë me qira. Kur vajza u përpoq të hipte në makinë, ai tërhoqi këmbëzën dy herë, duke e lënë të vdekur në vend./albeu.com


Shtuar 22.09.2021 19:30