Pa të dashurën me shokun e tij, xhelozia “verboi” 45-vjeçarin dhe plagosi rëndë të riun! Dinamika e sherrit me thika në Berat

Zbardhen detaje nga sherri me thika në Berat, ku dy persona përfunduan me plagë të shumta në spital dhe njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Burime bëjnë me dije se sherri mes dy shokëve ka nisur për një vajzë, e cila ishte e lidhur me njërin prej tyre.

45-vjeçari Artur Gjata, është xhelozuar, kur ka parë shokun e tij Evis Kananin me të dashurën e vet dhe ka nisur konfliktin.

Pas debateve me fjalë mes dy shokëve, sherri ka degjeneruar në përleshjen me thika, ku të dy kanë përfunduar në spital dhe 36-vjeçari Kanani ndodhet në gjendje të rëndë./albeu.com/


Shtuar 28.01.2022 15:18