“Pa radhë dhe pa një tufë me letra”, Rama tregon sesi do të regjistrohen fëmijët në shkolla

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se regjistrimi i fëmijëve në shkolla tashmë mund të bëhet edhe përmes platformës e-albania.

Rama shprehet se tani nuk ka pse më të mlidhni në tufë me letra dje të prisni në radhë.

“MIRËMËNGJES

dhe me lajmin e mirë se erdhi dita të regjistrojmë fëmijët në shkolla, por pa mbledhur më një tufë me letra nëpër duar e pa mbajtur më radhë në asnjë derë institucioni arsimor, ju uroj një ditë të mbarë

***regjistrimi kryhet fare lehtë, online në e-Albania  https://e-albania.al, në vetëm 1 minutë

Ndiqni hapat e thjeshtë si në videon e mëposhtme”, shkruan Rama./albeu.com


Shtuar 15.06.2021 08:15